Chelsea mund të luajë me Ziyechin dhe Wernerin në ndeshjen e dytë kundër Bayernit në Ligën e Kampionëve

17 Qershor 2020

Chelseat i është bërë me dije një lajm befasuese se mund të përdorë Timo Wernerin dhe Hakim Ziyechin në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse sulmuesi gjerman ka luajtur në këtë edicion me Rasenball Sport Leipzig dhe marokeni me Ajaxin, The Blues mund t’ përdorin dyshen kundër Bayern Munichut.

Edhe pse pritej që skuadra londineze të mos mund e përdorë Wernerin dhe Ziyechin kundër Bavarezëve, një konfirmim i ri pritet të jetë sot për ta.

Coronavirusi suspendoi ndeshjet e garës më të madhe për klube në Evropë në mesin e muajit mars, duke i lënë ato të luhen në gusht.

Me UEFA-n që kishte larguar disa rregulla në vitin 2018, derisa Philippe Coutinho që kishte kaluar në janar te Barcelona nga Liverpooli kishte qëndruar jashtë, pritej që të ndodhte e njëjta gjë edhe me lojtarët e tjerë.

Por, Daily Express raporton se shtëpia më e madhe e futbollit evropian do të mbajë një takim sot dhe aty do të vendoset nëse klubet do të lejohen t’i regjistrojnë lojtarët e rinj.

UEFA mund t’i lehtësojë rregullat, në mënyrë që t’u lejojë klubeve që të luajnë me transferimet e reja. Kujtojmë se takimi i parë i luajtur në Stamford Bridge kishte përfunduar 3-0 për skuadrën gjermane. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com