Chelsea në sulm për Moratën, gati 70 mln paund

10 Korrik 2017

Chelsea është gati të ofrojë rreth 70 milionë paund për sulmuesin e Real Madrid-it, Alvaro Morata pasi humbi betejën për të nënshkruar me Romelu Lukaku-n.Gazeta spanjolle “AS” shkruan se Antonio Conte është një admirues i madh i Morata-s, i cili shënoi 20 gola në sezonin e kaluar, ku Reali fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.Morata është i pakënaqur me mundësitë e tij të kufizuara në ekipin e Zinedine Zidane-s, dhe 24-vjeçari është i etur të bëjë një lëvizje për në “Stamford Bridge”.Në Madrid janë të gatshëm ta lënë Morata-n të largohet, ndërsa vazhdojnë këmbënguljen për yllin e Monakos, Kylian Mbappe.Mediat spanjolle pohojnë se Chelsea do të paraqesë një ofertë prej 70 milionë sterlinash për Moratën në ditët në vijim.Ish-sulmuesi i Juventusit, i cili u bashkua me klubin e vendlindjes Real Madrid në 2016, do t’i ofrohet një marrëveshje katër ose pesë vjeçare.Morata është aktualisht në bazën e trajnimit në Valdebeba-s, por ai nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan