Chelsea nuk e blen përfundimisht, e ardhmja e Kovacicit e paqartë

18 Prill 2019

Mateo Kovacic është duke luajtur për Chelsean këtë edicion si huazim nga Real Madrid.

Skuadra londineze nuk e ka klauzolën për ta blerë lojtarin në fund të këtij edicioni.

Kroati nuk ka shkëlqyer në Ligën Premier dhe pritet të rikthehet në Santiago Bernabeu në fund të edicionit.

As te Los Blancos nuk pritet të ketë rol të rëndësishëm në skuadër dhe pritet largimi i tij.

Mateo Kovacic. (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madrid synon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij.

Roma, Zenit St Petersburg dhe Olympic Marseille janë tri skuadrat që kanë shfaqur interesim deri më tani për Kovacicin.

Gjithsesi edhe Inter bënë pjesë në ekipet që duan kroatin, e që në rast nënshkrimi do të ishte një rikthim për Kovacicin tek klubi zikaltër. /Telegrafi/

www.telegrafi.com