Chelsea nuk po i transferon lojtarët që po i dëshiron Sarri

11 Janar 2019
Chelsea nuk po i transferon lojtarët që po i dëshiron Sarri

Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri dëshiron që dy lojtarë të arrijnë në klub këtë muaj.

The Blues kanë qenë të lidhur me sulmuesin e Milanit, Gonzalo Higuain, ku këtë të fundit e ka pasur në skuadrës trajneri italian edhe te Napoli.

Dhe strategu la të kuptohet se kërkesat e tij nuk po realizohen nga ana e bordit të skuadrës angleze të Londrës.

“Siç e dini shumë mirë unë nuk e kam në kontroll tregun e transferimit”, tha italiani për mediat britanike.

“Sipas mendimit tim, ne kemi nevojë për dy lojtarë, por është klubi që vendos. Siç mund ta kuptoni, nuk mund t’ju them se ku ne duhet të përforcohemi”, shtoi ai.

Lexo po ashtu: Zyrtare: Cesc Fabregas transferohet te Monaco

Theksojmë se gjatë ditës së sotme londinezët humbën shërbimet e Cesc Fabregasit, i cili u transferua në radhët e Monacos.

Ndryshe, Sarri deri më tani me ekipin anglez ka arritur 12 fitore, pesë barazime si dhe tre humbje gjersa Chelsea zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/

www.telegrafi.com