Chelsea po e përgatit kontratën e re për Emersonin

06 Shtator 2019

Emerson Palmieri është duke shkëlqyer në këtë fillim sezon të Ligës Premier me Chelsean.

Skuadra londineze thuhet se është e gatshme t’i ofrojë një rritje të pagës mbrojtësit italian pas formës ë lartë që po kalon.

Emerson është bërë zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes me ardhjen e Frank Lampardit në këtë verë, derisa luajti 3-1 në fitoren e Italisë ndaj Armeniës.

Me këtë formë, Gazzetta dello Sport raporton se italiani pritet që pas ndeshjeve me kombëtare do ta nënshkruajë kontratën e re.

Edhe pse kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2022, Chesea dëshiron që t’i vazhdojë kontratën edhe për disa vite të tjera.

Lexo po ashtu: Emerson flet për interesimin e Juventusit: Jam i lumtur te Chelsea

Aktualisht Emerson fiton 3.9 milionë euro, ndërsa me kontratën e re do të fitojë pesë milionë euro.

Italiani u transferua te The Blues nga Roma në vitin 2018 për shumën e 20 milionë eurove, ndërsa e ka fituar FA Cup dhe Ligën e Evropës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan