Chelsea po i ofron kontratë të re Michy Batshuayit

06 Shtator 2020

Chelsea është e gatshme që t’i ofrojë kontratë të re Michy Batshuayit, më pas ta dërgojë në huazim te ndonjë skuadër nga Liga Premier.

Sulmuesi belg nuk po arrin të përshtatet në skemat e Frank Lampardit, andaj opsioni i tij i vetëm mbetet huazimi.

Sulmuesi 26-vjeçar mund të largohet në këtë verë nga The Blues në formë huazimi, mirëpo fillimisht duhet të rinovojë kontratën.

Michy Batshuay gjate ndeshjes mes Chelseat dhe Newcastle ne FA Cup (Foto: Getty Images/ Guliver)

Chelsea nuk dëshiron të rrezikojë të humbë atë si lojtar të lirë, pasi kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2021.

Lexo po ashtu: Michy Batshuayi i ofrohet Leeds Unitedit

Në rast të vazhdimi të kontratës së tij edhe për një vit (2022), atëherë skuadra londineze mund ta huazojë te ndonjë skuadër me detyrim blerje në fund të edicionit.

Në garë për huazimin e tij raportohet se janë skuadër si Crystal Palace, West Brom dhe Newcastle Unitedi. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com