Chelsea po mendon shkarkimin e Sarrit, në vend të tij Zola deri në fund të sezonit

11 Shkurt 2019

Chelsea është duke menduar që ta largojë nga detyra trajnerin Maurizio Sarri dhe në vend të tij ta vë ndihmësin e tij, Gianfranco Zolan.

Sipas Sport Mediaset, ish-trajneri i Napolit, Sarri është vënë nën akuzë pas humbjes së turpshme 6-0 të së dielën ndaj Manchester Cityt.

Ka mbetur që Roman Abramovich të marrë një vendim për të ardhmen e italianit.

Maurizio Sarri (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Mediat angleze shkruajnë se Zola mund të mbetet deri në fund të sezonit para se të emërohet një ’emër i madh’, ngjashëm si Manchester United që e solli ish-lojtarin e preferuar të tifozëve Ole Gunnar Solskjaerin.

Lexo po ashtu: Sarri shpjegon pse nuk ia dha dorën Guardiolas, thotë që nuk e di nëse duhet t'i frikësohet një shkarkimi të mundshëm

I fundit që ka ardhur te Chelsea si trajner i përkohshëm është Roberto Di Matteo që e itoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Maurizio Sarri e Gianfranco Zola (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Sarri e zëvendësoi Antonio Conte verën e kaluar dhe fillimisht shkoi me Chelsean në 18 ndeshje pa humbje.

Tani ata kanë humbur shtatë nga 21 ndeshjet e fundit, u kritikat janë të mëdha drejt italianit.

Maurizio Sarri e Gianfranco Zola (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Zola një legjendë e klubit londinez si trajner ka qenë te Watford dhe West Ham United.

Megjithatë, ai ka pasur edhe eksperienca si në Al-Arabi dhe Cagliari, por edhe te Birmingham City./Telegrafi/

www.telegrafi.com