Chelsea po mendon të dërgojë ofertë për Hummelsin

30 Dhjetor 2018
Chelsea po mendon të dërgojë ofertë për Hummelsin

Chelsea po mendon të përforcohet në repartin defensivë.

Emri i ri në listën e klubit londinez është ai i mbrojtësit gjerman Mats Hummels.

Reprezentuesi gjerman këtë edicion ka humbur vendin e titullarit te Bayernit dhe në shumicën e ndeshjeve ka qenë në bankën rezervë.

(Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Maurizio Sarri ka kërkuar nga klubi afrimin e lojtarit i cili ka një përvojë të gjatë në nivelet e larta.

E përditshmja angleze The Sun ka shkruar se Chelsea po mendon të dërgojë ofertë për lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi anglez do të dërgojë ofertë prej 36 milionë eurove për ta bindur Bayernin ta lë të lirë gjermanin.

Bayern është gati ta lë të lirë Hummelsin por vetëm nëse vije një ofertë para 14 janarit në mënyrë që të kenë mundësi të gjejnë zëvendësimin e tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com