Chelsea refuzon ta huazojë Pulisicin

19 Tetor 2019

Frank Lampard ka thënë se Chelsea nuk do të lejoj largimin e Chrisitan Pulisic në formë huazimi në afatin kalimtar të janarit.

Anësori amerikan nuk po arrin ta gjejë vetën te skuadra londineze, derisa në janar të këtij vitit e kompletoi kalimin nga Borussia Dortmundi.

Lampard ka bërë të ditur se ata do ta mbështesin Pulisicin pasi është ende i ri dhe mund t’i ndihmojë shumë ata në të ardhmen.

Christian Pulisic (Foto: Chelseafc.com)

“Jo, absolutisht jo. Ne nuk do ta lejojmë largimin e Christian (Pulisicit)”, ka thënë trajneri i Chelseat.

“Ne duhet ta mbështesim at. Ai është i ri dhe mund të na ndihmojë shumë në të ardhmen”.

Lexo po ashtu: Pulisic: Jam i lënduar nga vendimet e Lampardit

“Është një lojtar shumë punëtor dhe mund të bëjë ndryshimin në fushë me lojën e tij, por që i duhet ende kohë që të arrijë në formën e tij më të lartë”, ka shtuar më tej Lampard.

Pulisic u bashkua me The Blues në këtë verë, pasi që nga janari kishte qëndruar në huazim te skuadra gjermane. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan