Chelsea ‘shkatërron’ Arsenalin, fiton trofeun e Ligës së Evropës

29 Maj 2019

Chelsea ka arritur që të shënojë fitore ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës me rezultat 4-1.

Finalja e zhvilluar në Baku, nuk soli numrin e tifozëve që ishte pritur, duke lënë shumë vende të zbrazëta.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk solli shumë raste, e as gola. Arsenali ishte më e mirë duke radhitur disa raste në fillim me Pierre Emerick Aumbayeng dhe Alexandre Lacazette, por pa sukses.

Granit Xhaka . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Rast të mirë kishte edhe Granit Xhaka në minutën e 28-të që gjuajti nga distanca pre më shumë se 30 metra, por topi shkoi mbi shtyllë duke e ledhatuar këtë të fundit.

Chelsea u kundërpërgjigj në minutat e fundit me një goditje të Olivier Giroud, por as ky nuk e gjeti rrjetën.

Pjesa e dytë doli të jetë më e zjarrtë me shumë gola, ku Chelsea e diktoi ritmin dhe e dominoi sfidën.

Olivier Giroud. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Ndeshja finale u zhbllokua në minutën e 49-të. Një harkim nga e majta i Emerson gjeti kokën e Giroud që shënoi në portën e Cech për 1-0.

Giroud with the clinical header‼️

The Frenchman puts @ChelseaFC up 1-0! ⚽️ #CHEARS #EuropaLeague #chelsea #ARSvsCHE

pic.twitter.com/VejuvymLUH

— The Pop ? (@ThePop_Network) May 29, 2019

Por, Chelsea nuk e largoi këmbën nga gazi. Nuk vonoi shumë dhe Pedro e dyfishoi epërsinë në 2-0 në minutën e 60-të pas një aksioni të bukur, ku me goditje të saktë gjeti këndin e Cech.

Chelsea 2-0!#Chelsea #Pedro pic.twitter.com/VEqPv2aLaf

— xabi (@infenerwetrust_) May 29, 2019

Chelsea pas golit fitoi edhe një penallti, pasi sulmet nuk u ndalë. Giroud u ndal në zonë dhe gjyqtari Gianluca Rochi tregoi në pikën e bardhë. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Eden Hazard për 3-0 (65’).

65": Chelsea 3-0 Arsenal
.
⚽ Giroud
⚽ Pedro
⚽ Hazard (pen) pic.twitter.com/U7irVLkh7C

— Zon BOLA (@myzonbola) May 29, 2019

Arsenali u këndell për disa çaste, kur Alex Iwobi e gjeti golin në minutën e 69-të. Ky ishte goli më i bukur i kësaj mbrëmje.

That’s a banger from iwobi tbf pic.twitter.com/nNULBodhjV

— zackoaten (@zackoaten1) May 29, 2019

Kur u prit që Arsenali ta kërkojë edhe golin e dytë, dyshja Giroud-Hazard ia dhanë goditjen e fundit.

Eden Hazard . (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Hazard shënoi nga afër pas asistimit të francezit për 4-1 (72′). Ky ishte goli i dytë personal për futbollistin belg dhe i fundit në këtë ndeshje, duke qenë se deri në fund Arsenal kishte disa raste, por rezultati nuk u ndryshua.

Hazard puts the game to bed, that link up play with Giroud. ? #CFC #CHEARS

pic.twitter.com/uGWD0Mh3BG

— CFC-Blues.com (@CFCBlues_com) May 29, 2019

Chelsea e fiton Ligën e Evropës për herë të dytë brenda dhjetë viteve, duke u konfirmuar si një prej skuadrave më të forta në Evropë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com