Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi

12 Shkurt 2020

Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi në verë.

Mediat holandeze e japin të kryet transferimin e yllit maroken në Stamford Bridge gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Sipas mediumit De Telegraaf, Blutë kanë tashmë një marrëveshje gojore me Ajaxin për transferimin e lojtarit.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet rreth Hakim Ziyech

Transferimi i Ziyechit në verë do t’i kushtoj arkave të klubit londinez plot 45 milionë euro.

Ndryshe, lojtari është duke e përjetuar një super-sezon, pasi deri më tani ka kontribuar me gjashtë gola dhe 12 asistime në Eredivisie këtë sezon. /Telegrafi/

BREAKING: Chelsea have an 'oral agreement' for €45m transfer of Ajax playmaker Hakim Ziyech this summer, report Dutch newspaper De Telegraaf pic.twitter.com/an43HWyvk4

— B/R Football (@brfootball) February 12, 2020

www.telegrafi.com