Chiellini kthehet të flas për finalen e shumëpërfolur të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në vitin 2017

25 Maj 2020

Finalja e Cardiffit ajo e vitit 2017, u zhvillua mes Real Madridit dhe Juventusit, ku mbretërit fituan me rezultat 4-1, ndërsa për këtë dhe atë se çfarë ndodhi mes pjesëve që u përfol shumë  është kthyer të flas kapiteni aktual i bardhëzinjëve, Giorgio Chiellini.

Cristiano Ronaldo e kishte hapur ndeshjen pas 20 minutash, por ish-sulmuesi i Juventus, Mario Mandzukic kishe barazuar rezultatin pas shtatë minutave dhe pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në pjesën e dytë Los Blancos shënuan edhe tre gola të tjerë me Casemiron (61′), Cristiano Ronaldon (64′) dhe Marco Asension (90′).

Pamje nga ajo ndeshje (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

Pas humbjes, ishte thënë se ka pasur një diskutim të ndezur në dhomën e zhveshjes të Juventusit, sidomos pas pjesës së parë, gjë që e mohon Chiellini.

“Ka pasur shumë fjalë për humbjen në finale të Ligës së Kampionëve në Cardiff ndaj Real Madridit”, ka shkruar Chiellini në autobiografinë e tij të botuar së fundmi, ‘Io Giorgio’.

Pamje gjatë ndeshjes (Foto: Shaun Botterill/Getty Images)

“Epo, asgjë e çuditshme nuk ndodhi. Ne thjesht ishim të lodhur”.

“Pse është dashur të kishte luftimet pas barazimit? Për çfarë? Ne nuk po humbnim 3-0, dhe madje as në atë rast nuk do të kishte kuptim”.

“Asgjë e bujshme nuk ka ndodhur në mes pjesëve. Askush nuk ka luftuar”.

Leonardo Bonucci e Mario Mandzukic (Foto: David Ramos/Getty Images)

“Kemi humbur sepse jemi lodhur. Finalet gjithmonë vijnë vonë. Ne ishim të lodhur jashtëzakonisht pas pjesës së parë; Mandzukic mezi ecte dhe [Miralem] Pjanic njëjtë”.

Lojtarët e Juventusit pas ndeshjes (Foto: David Ramos/Getty Images)

“Të dy u trajtuan në gjunjë, ndërsa trajneri [ Massimiliano Allegri ] po fliste. Ne ishim pa frymë. Ne i thamë vetes që do të ktheheshim. Ishte 1-1, por më pas mbaroi në mënyrë dramatike”, ka shkruar Chiellini. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com