Choupo-Moting mundohet ta shpjegojë pse ndali topin në vijë të portë, kërkon falje

08 Prill 2019

Aktualisht Eric Maxim Choupo-Moting është lojtari më i përfolur në media dhe rrjetet sociale nga tifozët.

Kjo pasi 30-vjeçari në mënyrë të çuditshme e largoi topin nga vija e portës kundërshtare dhe ia mohoi golin bashkëlojtarit Christopher Nkunku dhe skuadrës së tij epërsinë.

Pasi gjëra të tilla shikohen shumë rrallë në botën e futbollit, menjëherë sulmuesi është bërë hit në gjithë botën.

Mos të harrojmë, ish-sulmuesi i Stoke Cityt në këtë ndeshje arriti të shënojë golin e parë në takim (Foto: Jonathan Johnson/Twitter

Pas ndeshjes lojtari ka tentuar ta shpjegojë gjithë këtë duke thënë se fillimisht mendoi se ishte në pozitë jashtë loje, por në fund i kërkoi falje të gjithëve.

“Në fillim mendova se ai (Nkunku) do të ma pasonte topin, por ai gjuajti. Mendova se mbrojtësi do e arrinte topin dhe unë hezitova”.

Lexo po ashtu: Ajo që Choupo-Moting bëri në ndeshjen PSG-Strasbourg është vështirë e shpjegueshme, Mbappe nuk i beson syve

“E pyeta vetën se a ishte në pozitë jashtë loje dhe çdo gjë shkoi shumë shpejtë. E preka topin dhe ai përfundoi në shtyllë dhe është turp i madhe pasi mendoj se gjuajta e Nkunku do përfundonte në gol”.

“Kërkoj falje, por ne duhet të vazhdojmë dhe të mbajmë kokën lartë. Ata që luajnë futboll mund ta kuptojnë se këto gjëra mund të ndodhin”, ka thënë Choupo-Moting. /Telegrafi/

www.telegrafi.com