Christian Panucci sërish në gjykatë, këtë herë në Itali

Pas gjyqit me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, që është akoma në proces, tani Christian Panucci ka një tjetër çështje gjyësore. Këtë herë nuk bëhet fjalë për në Shqipëri dhe aq më tepër për diçka të rëndë, që lidhet direkt me të.

Historia ka të bëjë me disa foto të bashkëshortes së bashkëshortes së Francesco Totti-t, Ilary Blasi, që u botuan në një revistë, të cilat ishin shpërndarë pa leje në media, gjatë kohës që ajo ishte me pushime në Maldive në vitin 2011. Fotot dyshohet se i janë shitur revistës “Oggi” nga Alessio Cicero instruktor zhytje në atë kohë në Maldive. Panucci është i lidhur me këtë histori, pasi ka qenë me pushime në Maldive me Tottin dhe bashkëshorten e këtij të fundit.

Të enjten gjykata në Trapani kishte thirrur për të dëshmuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, por Panucci nuk ka shkuar për të dëshmuar në gjykatë, ndonëse ishte në dijeni. Mungesa e tij nuk është justifikuar dhe ai është gjobitur me 250 euro. Panucci do të thirret sërish për të dëshmuar më 21 nëntor dhe sërish mund të mungojë. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë, por mund të dërgojë edhe avokatin etij. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan