Cikalleshi: Ndjehem mirë në majën e sulmit, kthimi i Roshit…

11 Qershor 2019

Sokol Cikalleshi u shpreh i lumtur për fitoren dhe për golin që shënoi në këtë mbrëmje ndaj Moldavisë. Për mikrofonin e RTSH, sulmuesi tha se kthimi i Roshit është i rëndësishëm, ndërsa në majën e sulmit ka më shumë mundësi për të shënuar.

“Jam i lumtur për fitoren, por edhe për golin që i hapi rrugën e ekipit te fitorja, Deri sa gjetëm golin e parë ishte e vështirë. Kthimi i Roshit është i rëndësishëm, jam i lumtur për të pasi ka vuajtur bashkë me Sadikun, por bëri kthimin më të mirë. Më Uzunin ishte hera e parë, me Balaj kemi vite. Ndihem mirë me Balajn, edhe në Islandë ishim mirë pavarësisht se u mundëm. Edhe me Uzunin ndjehem mirë edhe ose hera e parë, ato i di trajneri.”

“Ndjehem mirë nën majën e sulmit, por duke qenë më afër portës kam mundësi të jem afër golit. Por duke qenë se minutat po kalonin, unë punova për t’u kthyer e për të marrë topin. Kohët e fundit, nuk mund të them kritika, pasi edhe medias dhe publiku është në favor të Kombëtares, por golat duhet të vijnë nga sulmuesit dhe gëzimi ishte i madh pasi duhet të funksionojnë hallkat”, tha Cikalleshi.

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan