Cili është mesazhi i fshehur që jep Zidane me këtë deklaratë?!

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka dhënë një shenjë të qartë, se ai tashmë ka vendosur të japë dorëheqjen si trajner në fund të sezonit. Zidane në 18 muaj punë, ka fituar dy herë trofeun e Champions League, si dhe titullin e La Liga në sezonin e fundit, me francezin që fitoi çmimin si trajneri më i mirë për vitin 2017 dhe duke u përshëndetur gjerësisht si njeriu i përsosur për stolin e “Los Blancos”. Megjithatë, fushata e tanishme e “Galaktikëve” ka parë Madridin të bjerë 17 pikë poshtë kryesuesve të La Liga të Barcelonës dhe solli një eliminim të çuditshëm nga Copa del Rey nga Leganes, duke bërë që kritikat të vërshojnë kundër Zidane dhe aftësive të tij, por me fitoren 3-1 kundër PSG, gjithçka mori një rrjedhë tjetër.

“Si trajner ka shumë lodhje, madje edhe më shumë në Real Madrid”, tha Zidane. “Sigurisht që mund të vijë një moment kur do të ketë ndryshime, por për të gjithë ne, jo vetëm për trajnerin. Akoma jo, por do të ndodhë me siguri. Për mua gjëja më e rëndësishme është puna e përditshme, dua ta përfundoj këtë sezon. Ka akoma gjëra për të luajtur – kjo është e gjitha që më intereson. Nuk dua të flas për ndonjë gjë tjetër”, shtoi ai.

Zidane foli në konferencën për shtyp përpara transfertës në La Liga kundër Real Betis, ku Gareth Bale pritet të kthehet në ekip. Zidane tha se vendimi për të aktivizuar Isco-n në mesfushë për ndeshjen më të madhe të sezonit deri më tani ka qenë një lëvizje taktikë e bazuar në atë , që do të funksiononte më mirë kundër PSG –së. “Këto vendime janë vendimet që duhet të merren. Unë doja t’i kisha të gjithë lojtarët të gatshëm dhe ata ishin. Doja të luaja me një diamant në mesfushë duke qenë, se ishte mënyra më e mirë për të luajtur kundër PSG-së. Tani kemi shumë ndeshje, që do të vijnë dhe unë do të mbështetem tek të gjithë lojtarët”, shtoi “Zizou”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan