City kritikohet për fyerjet raciste që u bënë tifozëve të Liverpoolit

15 Maj 2019

Manchester City është kritikuar për një video ku shihen stafi dhe tifozët e tyre duke festuar një moment kur ishin rrahur tifozët e Liverpoolit në rrugë.

Videoja thuhet të jetë realizuar në xhiron e fundit të Ligës Premier, pasi të dyja tifozeritë ishin takuar në një stacion treni, gjersa po largoheshin paraprakisht nga stadiumet e tyre.

Manchester City e mposhti Brightonin 4-1, gjë që bëri ta fitonte titullin e Ligës Premier për herë të dytë radhazi, ndërsa dallimi ishte në vetëm një pikë, pasi Liverpool kishte fituan ndaj Wolverhampton Wanderers, 2-0.

Festa e Manchester City për titull (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kënga të cilën e ka lëshuar Manchester City në sfond ishte edhe një fyerje raciste e cila thoshte se ata ishin rrahur dhe kishin qarë në tribuna në vitin e kaluar në finale të Ligës së Kamionëve të zhvilluar në Kiev ndaj Real Madridit.

“Është vërtetë një veprim i turpshëm nga ana e Manchester Cityt dhe tifozëve të tyre”, kishte shkruar një tifozë i Liverpoolit, ndërsa të tjerët kishin thënë se është një video jo profesionale dhe që nuk ka të bëjë me futboll.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Liverpool

Për një veprim të tillë në përballje në mes të Liverpoolit dhe Romës në Anfield në prill të vitit 2018, ishin arrestuar tre tifozë italian, që më pas ishin dërguar në paraburgim. /Telegrafi/

www.telegrafi.com