City mban ritmin e kryesueseve, Sane shkëlqen në rikthim (VIDEO)

15 Shtator 2018

Leroy Sane e festoi në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin në formacion për Manchester City duke realizuar një gol në fitoren 3-0 kundër Fulham, ku gjithashtu shënuan edhe David Silva dhe Raheem Sterling, ndërsa Bernardo Silva mahniti me lojën e tij.

Mesfushori gjerman mundi të kalonte të tijët në avantazh pas vetëm 96 sekondash lojë, ndërsa Silva shënoi golin e 50-të personal në Premier League në mes të pjesës së parë. Sterling mundi të realizonte edhe golin e tretë për Cityn, që ishte edhe i treti personal për këtë sezon, duke përfituar nga dalja aventureske e Fulham në sulm në pjesën e dytë.

Kampionët në fuqi të Anglisë mundën të ruanin kështu hapin e dy kryesueseve Liverpool e Chelsea, që mbeten gjithsesi dy pikë para në renditje për shkak se kanë 5 fitore në 5 ndeshjet e para.

Edhe në rastet kur Fulham mundi të shfaqej rrezikshëm me anë të Andre Schurrles, Ederson ishte i gatshëm për të shmangur çdo mundësi për shënim nga ana e miqve, ndërsa nga vendasit Bernardo Silva do të kishte merituar të paktën një gol për lojën dhe rastet e krijuar./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan