City nuk gabon ndaj Crystal Palaces, rimerr vendin e parë

14 Prill 2019
City nuk gabon ndaj Crystal Palaces, rimerr vendin e parë

Manchester City ka fituar ndaj Crystal Palace me rezultat 1-3 në kuadër të xhiros së 34 në Ligën Premier.

Edhe pse rezultati nuk ishte shumë i thellë, skuadra e Pep Guardiolas ishte dukshëm më e mirë në këtë ndeshje.

Goli i parë në ndeshje u shënua nga Raheem Sterling në minutën e 15-të pas asistimit nga Kevin De Bruyne,  ndërsa në vazhdim kërkuan golin edhe Leroy Sane dhe De Bruyne, por nuk e arritën dhe me rezultatin 0-1 përfunduan 45 minutat e parë.

Raheem Sterling duke festuar golin e dytë (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Sterling shënoi edhe një herë në pjesën e dytë pas asistimit nga Sane në minutën e 63-të, ndërsa ishte Luka Milivojevic (81′)  që me një gol nga gjuajta e lirë e bëri fundin e ndeshjes ma dramatike.

Goli i qetësisë erdhi në fund nga Gabriel Jesus (90′), pas asistimit të bukur nga De Bruyne.

Kyle Walker në duel me Wilfried Zaha (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Tani Man City renditet në vendin e parë me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli që luan më vone ndaj Chelseat, kurse Crystal Palace vazhdon në pozitën e 13-të me 39 pikë.

Në xhiron e radhës skuadra e Pep Guardiolas luan kundër Tottenhamit, ndërsa Crystal Palace ndaj Arsenalit. /Telegrafi/

www.telegrafi.com