City planifikon të bëjë ofertë për Cornet

30 Nëntor 2018
City planifikon të bëjë ofertë për Cornet

Maxwel Cornet ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit francez Lyon.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka arritur t’i shënojë tre gola në Ligën e Kampionëve dhe pikërisht ndaj Manchester Cityt.

Cornet shënoi në ndeshjen e parë në Etihad por edhe në të dytën dy gola në barazimin e Lyonit 2-2.

Falë këtyre paraqitjeve, sulmuesi anësorë ka bindur trajnerin Pep Guardiola për ta transferuar në Etihad Stadium.

Maxwel Cornet. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që ka raportuar e përditshmja angleze The Sun, City po planifikon të dërgojë një ofertë në janar për sulmuesin këmbëshpejtë.

22-vjeçari ka vazhduar kontratën me Lyonin deri në verën e vitit 2021.

Por për ta transferuar atë nga klubi francez, City duhet ta paguajë klauzolën e tij prej 60 milionë eurove.

Cornet iu bashkua Lyonit tri vite nga skuadra tjetër franceze Metz për 400 mijë euro./Telegrafi/

www.telegrafi.com