Çmenden në Madrid, duan Neymar për shifra të çmendura

12 Janar 2018
Çmenden në Madrid, duan Neymar për shifra të çmendura

Real Madrid ka përgatitur një investim prej 400 milionë euro për të fituar shërbimet e Neymar për sezonin e ardhshëm. Sipas Marca, kërkesa për yllin brazilian është konsideruar thelbësore, konkurruese dhe ekonomike, një prioritet në strategjinë e merkatos që do të nisë më 1 korrik, për të riprodhuar ambiciet e klubit: çfarë dysheje do të jetë me Ronaldon?

E mundshme? Apo jemi në kufijtë e tejkaluar të merkatos? Sipas Marca, dështimet e Zidane do të bëjnë që drejtuesit të binden për të marrë lojtarë që bëjnë diferencën. Si lojtari kampion i PSG, faktikisht.

Në Madrid ata janë të vetëdijshëm për vështirësitë në lidhje me blerjen e kartonit të Neymar, por synojnë të “veprojë me respekt të plotë dhe absolut”.

Nëse Real Madrid bën për vete Neymar, do të ishte një goditje e keqe për Barcelonën, edhe nëse Coutinho ka mbërritur aktualisht. Korrikun e kaluar, Neymar kishte lëvizur nga Barcelona te Paris Saint Germain për 222 milionë euro. A është e mundur që pas një sezoni klubi parizien të lejojë atë të largohet? Ndër të tjera, në Champions League do të ketë përballje midis Realit dhe PSG. Kalimi … i pamundur. /EDS/