Çmenden në Madrid, duan Neymar për shifra të çmendura

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 19:42
Sipas Marca, kërkesa për yllin brazilian është konsideruar thelbësore

Real Madrid ka përgatitur një investim prej 400 milionë euro për të fituar shërbimet e Neymar për sezonin e ardhshëm. Sipas Marca, kërkesa për yllin brazilian është konsideruar thelbësore, konkurruese dhe ekonomike, një prioritet në strategjinë e merkatos që do të nisë më 1 korrik, për të riprodhuar ambiciet e klubit: çfarë dysheje do të jetë me Ronaldon?

E mundshme? Apo jemi në kufijtë e tejkaluar të merkatos? Sipas Marca, dështimet e Zidane do të bëjnë që drejtuesit të binden për të marrë lojtarë që bëjnë diferencën. Si lojtari kampion i PSG, faktikisht.

Në Madrid ata janë të vetëdijshëm për vështirësitë në lidhje me blerjen e kartonit të Neymar, por synojnë të "veprojë me respekt të plotë dhe absolut".

Nëse Real Madrid bën për vete Neymar, do të ishte një goditje e keqe për Barcelonën, edhe nëse Coutinho ka mbërritur aktualisht. Korrikun e kaluar, Neymar kishte lëvizur nga Barcelona te Paris Saint Germain për 222 milionë euro. A është e mundur që pas një sezoni klubi parizien të lejojë atë të largohet? Ndër të tjera, në Champions League do të ketë përballje midis Realit dhe PSG. Kalimi ... i pamundur. /EDS/

Katalanasit shamitë gati, Iniesta merr vendimin e madh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
26 Prill 2018 11:52
Kapiteni vendos për të ardhmen

Andres Iniesta do t’i japë lamtumirën Barcelonës në ndeshjen e 20 majit që do të luajnë ndaj Real Sociedad. Siç shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, kapiteni blaugran do të luajë takimin e fundit me fanellën e gjigantëve të La Liga-s.

33-vjeçari pritet të dalë në një konferencë për shtyp ditën e premte para gazetarëve ku do të shpallë edhe vendimin e tij për të ardhmen. Sipas kontratës që lojtari ka nënshkruar vitin e kaluar, me 6 tetor me Barçën, afati për të vendosur nëse do të ikë apo do të qëndrojë është deri më 30 prill.

Më 11 maj, mesfushori feston edhe ditëlindjen e tij të 34-ët, duke e mbyllur aventurën në kampionatin spanjoll me dy trofe me shumë rëndësi, siç titulli i La Ligas dhe Copa del Rey. Lojtari do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin kinez për tre vitet e ardhshme.

Në ndeshjen e fundit të mbylljes së kampionatit ndaj Real Sociedad, klubi ka përgatitur ceremoninë falënderuese dhe përshëndetëse për Iniesta. 33-vjeçari do të mbajë fjalimin e tij të fundit për tifozët dhe shokët e ekipit në fushën e blertë para se të lërë përfundimisht “Camp Nou”.

Ai është pjesë e Barcelonës që nga viti 2002, ku në 435 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 35 gola. /EDS/

Barcelona gjen trashëgimtarin e Andres Iniesta, do të befasoheni...

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 19:54

Barcelona është e vendosur të paguajë klauzolën e lirimit të yllit të Betis Sevilla, Fabian Ruiz këtë verë, pretendon “Mundo Deportivo”. Gjigandët e La Ligas janë adhurues të talentit spanjoll, i cili ka një kontratë që shkon deri në vitin 2023. Klauzola e lirimit të lojtarit u rrit nga 15 në 30 milionë euro këtë janar për të larguar klubet e interesuara, por Barcelona nuk raportohet të jetë e frikësuar nga tarifa e transferimit që kanë vendosur drejtuesit e Betis, pasi mesfushori premton shumë për të ardhmen. Drejtuesit të kampionëve të Evropës, megjithatë, do ti duhet të shesë disa lojtarë me qëllim që të grumbullojë paratë për të finalizuar nënshkrimin me Ruiz, i cili konsiderohet si një nga trashëgimtarët e mundshëm të Andres Iniesta.

Përveç katalanasve, edhe Roma me Lazio kanë shfaqur interes për të nënshkruar në merkaton e verës me 22-vjeçarin, por të dyja skuadrat e Serie A duket se nuk janë të gatshme të paguajnë klauzolën e lirimit të Fabian Ruiz, i cili ka mahnitur në këtë edicion të kampionatit spanjoll. Si Roma ashtu edhe Lazio, më parë duhet të shesin lojtarë të rëndësishëm për t’i financuar sërish këto në merkato. 22-vjeçari është aktivizuar ne 31 ndeshje deri më tani në këtë sezon në La Liga dhe Copa del Rey duke grumbulluar 2405 minuta, ndërsa ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 6 asiste. Fabian Ruiz është pjesë e kombëtares spanjolle U-21, ndërsa deri më tani është aktivizuar pesë herë dhe ka shënuar dy gola. E ardhmja e tij duket e ndritur, por mesfushori dëshiron një klub ku i garantohet vendi i titullarit dhe tek Barcelona diçka e tillë është e pamundur. Oferta nga Roma dhe Lazio duken tepër joshëse, pasi mund të luajë rregullisht dhe në këtë mënyrë do të mund të shfaqë potencialin e tij. /EDS/

Perez e ka seriozisht, Reali bën gati 200 mln euro për sulmuesin francez

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 17:53

Real Madridi është gati të bëjë një ofertë të madhe për të marrë Kylian Mbappe nga duart e Paris Saint-Germain. Galaktikët kanë thënë se dëshirojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre për një kohë të gjatë, me sulmuesin Karim Benzema dhe anësorin Gareth Bale shumë pranë largimit. Mbappe ishte një nga objektivat e Florentino Perez gjatë verës së kaluar, por “Los Blancos” e humbën garën e Paris SG, që bëri një ofertë të madhe duke arritur shifrat e 180 milionë eurove. Sipas “Don Balon”, Perez premton të lërë çdo pretendim për nënshkrimin e Neymar nëse ai është në gjendje të marrë Mbappe, i cili ka dhënë njëmbëdhjetë asiste dhe ka shënuar 21 gola në të gjitha garat këtë sezon për kampionët e Francës. Vetëm 19 vjeç, ish-sulmuesi i Monaco është shpallur si e ardhmja e futbollit francez. Kampionët në fuqi të Evropës janë të gatshëm të ofrojnë 200 milionë euro për francezin.

Presidenti i Real Madridit kërkon të përforcojë sulmin, pasi BBC nuk është më një trident që garanton gola dhe trofe. Të paktën në këtë sezon ata kanë luajtur shumë rrallë me njëri-tjetrin në fushë. Real ka nevojë për një alternativë sulmuese ndaj portugezit Cristiano Ronaldo, i cili mbushi 33 vjeç. Benzema pritet të largohet në merkaton e verës, pasi këtë sezon ka dështuar të tregojë vlerat e tij, ndërsa situata e Gareth Bale është e ndryshme. Uellsiani është një ndër lojtarët më të kërkuar të Real Madridit, kryesisht nga klubet e Premier League, por shqetësimi që drejtuesit spanjollën kanë prej tij është fakti, se ai ka pësuar shumë dëmtime dhe në momentet më të rëndësishme kur Reali ka patur shumë nevojë për të, ai ka qenë i dëmtuar. Agjenti i uellsianit konfirmon, se Bale është i lumtur në Madrid, por jo drejtuesit që janë mërzitur nga dëmtimet e shpeshta dhe janë gati ta shesin për të sjellë njërin ndërmjet Mbappe dhe Neymar në Bernabeu. /EDS/

Gareth Bale i bën presion Real Madridit nëpërmjet Bayern Munchen

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 16:51
Uellsiani flet për merkaton

Gareth Bale pranoi në një intervistë me “Sport Bild” të Gjermanisë, se ai do të donte të luante më shumë minuta me Real Madridin. Ai pranoi se është natyrshëm ambicioz dhe dëshiron të shënojë më shumë dhe të shfaqet në më shumë ndeshje me fanellën e “Los Blancos”. Bale u transferua nga Spurs në Madrid në verën e vitit 2013 me spanjollët duke paguar 101 milionë euro për shërbimet e tij, duke e bërë lojtarin e Uellsit një nga futbollistët më të shtrenjtë në histori. Bale u ndal gjithashtu edhe tek çmimet në merkato dhe nuk përjashtoi ditën kur një lojtar do të vlejë 500 milionë euro. "Unë besoj se është e mundur, kush do të kishte menduar dhjetë vjet më parë se një shifër prej 222 milionë eurosh do të përdoret për të siguruar një lojtar? Unë nuk kam asnjë dyshim, se tarifat do të vazhdojnë të rriten dhe kjo është natyra e tregut”, tha uellsiani.

Real Madridi do të përballet me Bayern Munchen në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League me sulmuesin polak Robert Leëandoëski në radhët e gjermanëve. Polaku ka qenë në listën e kërkuar nga Real Madridi për një kohë të gjatë me Bale, që nuk e mohon këtë fakt: "Leëandoëski ka mjaft kualitet për të luajtur për Madrid. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe gjithmonë ka shënuar si me klubin ashtu edhe me kombëtaren e vet. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të veçantë atij në të dyja ndeshjet". Bale u pyet gjithashtu për një lëvizje hipotetike në ekipin bavarez dhe konfirmoi: "Në futboll nuk mund të thuash kurrë. Unë jam duke shijuar futbollin tim në Madrid dhe e pranoj se Bayern gjithmonë ka qenë një nga skuadrat më të mira në futbollin evropian. Për t'u lidhur me këtë klub është një nder për çdo lojtar, por unë jam një lojtar i Real Madridit", përfundoi uellsiani. /EDS/