Çmendet Salah, Liverpool manita kundër Watford | VIDEO

Liverpool-i mposhti me goleadë 5-0 në “Anfield” Watford-in, më yllin egjiptian, protagonistin absolut në këtë takim. Mohamed Salah shënoi katër gola dhe dha një asist në rrjetën e vetme të shënuar nga Firmino. Me këtë sukses ngjiten në vend të tretë në kuotën e 63 pikëve, 2 më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për vendasit, që kaluan në avantazh pas gjashtë minutash lojë me anë të yllit Salah, i cili dyfishoi rezultatin në minutën e 43’. Ky fraksion u mbyll me këto shifra, ndërsa festivali i golave filloi në të dytën. Firmino shënoi golin e qetësisë në minutën e 50’ pas asisit të Salah. Egjiptiani ishte i pandalshëm në këtë takim duke shënuar edhe dy gola të tjerë, njëri më i bukur se tjetri (77’, 85’). Me katër golat që shënoi, sot Salah kryeson listën e golashënuesve në Premier League me 28 rrjeta, 4 më shumë, se Kane i dyti. Egjiptiani gjithashtu ka dhënë edhe 9 asiste për shokët e skuadrës. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan