Çmenduri me biletat e Botërorit, shiten 40 fish më shtrenjtë se vlera e tyre

Kur duhen dhe rreth dy muaj nga starti i Botërorit të Rusisë, të shumtë janë njerëzit që dëshirojnë të gjejnë biletë për të qenë të pranishëm. Gjithsesi asaj që i druhen organizatorët është shitja e biletave në tregun e zi, ku dhe vlera është më e lartë se ato të përcaktuara nga FIFA. Për momentin dyshohet se vlera në tregun e zi po shkon rreth 40 herë më shumë se ajo normalja. Personat që do të konstatohen se kanë blerë bileta nga palë të treta, rrezikojnë t’iu mohohet hyrja në stadiume. Diçka e tillë është paralajmëruar nga vet FIFA. Biletat kanë dalë zyrtarisht në shitje në muajin Mars, dhe i janë shpërndarë vetëm vendeve përkatëse dhe të autorizuara për diçka të tillë. Në faqen zyrtare të institucionit më të lartë të futbollit botëror është e përcaktuar qartë se:

“Tifozët duhet të kenë kujdes, nëse blejnë ndonjë biletë nga faqe jo zyrtare, ata rrezikojnë të mos hyjnë në stadium. Nëse nuk dëshironi të rrezikoni të humbisni së pari ndeshjet e Kupës së Botës nga impiantet sportive atëherë duhet t’i blini biletat vetëm nga faqet zyrtare të FIFA. Në kodet e FIFA-s është e përcaktuar qartë se: “Shitja ilegale dhe shpërndarja e biletave është një çështje serioze dhe ndiqet ligjërisht.”

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin të tilla incidente me biletat, pasi edhe gjatë Botërorit të Brazilit, në vitin 2014, pas përfundimit të kompeticionit, pati shumë polemika për mënyrën e shpërndarjes dhe shitjes së biletave. Shumë zyrtarë të FIFA-s u akuzuan se kishin bërë korrupsion pikërisht me këtë pjesë. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan