Çmenduria e radhës nga Ronaldo: Thumba të ragbit për këpucët e tij, rritet shpejtësia dhe qëndrueshmëria në fushë

05 Qershor 2020

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo raportohet se po përdor thumba të ri për këpucët sportive, dhe për këtë është frymëzuara nga ato që mbahen në ragbi dhe thuhet se arrin të ketë avantazh shtesë sa në fushë.

Tuttosport dhe Sport Mediaset, shkruajnë se CR7 beson se me ndryshimi në këpucët  e tij do të ketë një kontroll më të mirë në fushë dhe do t’i mundësojë atij të vrapojë më shpejt.

Kjo nuk është plotësisht një ide e re, pasi sulmuesi i Montpellier, Andy Delort, tashmë i ka përdorur këta thumba nga 19 shkurti.

Work hard play hard ?? pic.twitter.com/lsRIikp7Jg

— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) May 22, 2020

Duket se këta thumba punojnë, pasi Delort ka vendosur një rekord të ri për këtë sezon në Ligue 1 sa i përket vrapimit të shpejtë duke arritur në 36.8 km/h.

Nuk dihet se thumbat e ri janë nga gome apo metali, por duke se portugezit i kanë lejuar fleksibilitet dhe shpejtësi më të madhe. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan