Çmenduria, shiten të gjitha biletat që kushtonin 1 milion euro një copë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Dhjetor 2017 10:16
Ka shumë njerëz të pasur në këtë vend

Kupa e Botës që do të mbahet në Rusi vitin e ardhshëm ka thyer një tjetër rekord. Të gjitha biletat që kushtonin 1 milion euro një dhe ishin VIP janë shitur. Ata që kanë arritur të blejnë një biletë të tillë do të kenë mundësi të shikojnë 19 ndeshje në total, përfshi gjysmëfinalen dhe finalen.

Kjo bileta ka disa privilegje që janë normale për çmimin që kishte. Kështu mbajtësi i saj do të ketë një dhomë private në zonën më të mirë të stadiumit për të parë takimin, një staf të dedikuar dhe në shërbim gjatë gjithë luajtjes së ndeshjes, por edhe ushqim pije e gjithçka tjetër për të justifikuar më së miri çmimin e biletës që ka blerë.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike