Çmenduritë e Anglis֝ë? Faleminderit, preferojmë Lushnjen

Tifozët anglezë dhe gazetaria sportive në Mbretërinë e Bashkuar është në pole krejtësisht të kundërta. Mbështetësit e skuadrave angleze janë pak të thuash të çmendur, pasi idetë e tyre dhe larmishmëria e tyre për budallallëqe është e pakufishme, ndërsa shkrimet gazetareske janë të “thata”. E kundërta ndodh në Shqipëri, pasi mediat sportive shkruajnë shumë (nuk përcaktojmë nivelin apo stilin), ndërsa tifozët në stadiume numërohen me gishtat e njërës dorë.

Në të gjithë këtë atmosferë të akullt, nuk mund të mos evidentojmë dashurinë e madhe të tifozëve për ekipin e Lushnjes. Fotoja e pankartës së tyre në ndeshjen e djeshme kundër Luftëtarit bëri xhiron e rrjetit, pasi tregohej qartë se atyre nuk i interesonte shumë rezultati thjeshtë të ishin afër skuadrës së tyre. “E vetmja gjë që kemi frikë është mbarimi i birrës”, – shkruhej në banderolën e shpalosur.

Një mesazh mjaft i bukur nga tifozët e skuadrës lushnjare, pasi japin një leksion të fortë për gjithë mbështetësit e ekipeve të tjera. Nuk duhet të tregohet dashuria për ekipin e zemrës kur kryeson dhe është në fitore, por në momentet më të vështira. Lushnjarët e bëjnë më së miri. You rock, guys! /EDS/