Çmimi i Madh i Meksikës: Hamilton vetëm i treti në prova, Ricciardo në pole

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
27 Tetor 2018 22:15
Formula 1

Daniel Ricciardo do të niset të dielën i pari në garën e Çmimit të Madh të Meksikës pasi realizoi kohën më të mirë në provat zyrtare të shtunën. Australiani realizoi kohën më të shpejtë në pistë, duke lënë pas shokun e skuadrës te Red Bull, Max Verstappen, ndërsa Lewis Hamilton u rendit vetëm i treti.

Megjithatë, britanikut i duhet të byllë garën të dielën brenda shtatë vendeve të para në mënyrë që të shpallet kampion për herë të pestë në karrierën e tij. Por me shumë gjasa do të shpallet kampion pavarësisht kësaj, pasi i mjafton që Sebastian Vettel të mos e fitojë garën, diçka tepër e mundshme me gjermanin në vend të katërt dhe dy makinat Red Bull në formë fantastike këtë fundjavë. Piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas, do të niset i pesti, para ferraristit tjetër Kimi Raikkonen.

Për ironi të fatit, edhe vitin e kaluar në Çmimin e Madh të Meksikës, Hamilton u nis i treti, me Verstappen të dytin. Atë ditë, britaniku u përplas me Vettel gjatë garës dhe e mbylli i nënti. Megjithatë, duket e vështirë që historia të përsëritet./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike