Conte ankohet: Jam viktimë e suksesit tim

Antonio Conte shprehet se shkak i dështimit kur bëhet fjalë për të bërë blerje të reja është pikërisht suksesi i tij. Trajneri italian ka krijuar një reputacion si një njeri, i cili arrin të ngrejë nivelin e ekipeve që merr me organikën aktuale. Për presidentët kjo është një mënyrë e mirë për të kursyer, por Conte shprehet se pikërisht ky talent I tij ka bërë që të mos të afrohen blerje të mëdha.

“Unë kam një futbollist që vlerësohet me notën 6 dhe e çoj te 8-ta. Një lojtar që vlerësohet me 8, unë e çoj te 10-ta. Ky lloj trajneri jam. Detyra ime është që të përmirësoj çdo futbollist në çdo aspekt: nga ana mendore, dëshira, vullneti për të luftuar dhe aspekti taktik. Kjo është detyra ime. Jam shumë i mirë për këtë. Por e prish pak punën kur bie fjala për të bindur klubin që të blejë futbollistë. Në këtë aspekt mund të përmirësohem shumë. Duhet të mësoj nga trajnerët e tjerë”, tha Conte.

Conte u largua nga Juventusi pasi fitoi 3 tituj kampionë dhe pati jo pak debate me klubin për blerjen e sulmuesit Gonzalo Higuain. Kur ai shkoi te Chelsea dhe rekomandoi që blutë të merrnin sulmuesin argjentinas, ishte Juvja që e rrëmbeu atë nga Napoli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan