Conte e do tek Chelsea, ja si i përgjigjet Vidal

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Janar 2018 17:48
"Po, kam dëgjuar për interesin e Chelsea-t, por..."

Arturo Vidal këmbëngul se është fokusuar në fitoren e trofeve me Bayern Munich këtë sezon dhe injoron interesin e Chelsea-t.

Kampionët e Premier League kanë qenë të lidhur me një ofertë prej 37 milionë eurosh për mesfushorin, i cili ka punuar me trajnerin e bluve, Antonio Conte në Juventus.

Megjithatë, edhe pse është i vetëdijshëm për interesin e tyre, Vidal thotë se është i përqendruar vetëm tek Bayern.

"Po, kam dëgjuar për interesin e Chelsea-t, por jam plotësisht i fokusuar në sezonin me Bayern", tha kiliani pas fitores në miqësore të Bayern 5-3 ndaj Sonnenhof Grossaspach.

"Ne jemi një ekip i shkëlqyer dhe kemi qëllime të mëdha, ne duam të fitojmë të gjithë trofetë”, vazhdoi ai.

Trajneri Jupp Heynckes këmbënguli muajin e kaluar se Vidal nuk do të shitej gjatë merkatos së janarit.

30-vjeçari ka bërë 14 paraqitje në Bundesliga këtë sezon, duke shënuar pesë gola. Bayerni rifillon mbrojtjen e titullit kundër Bayer Leverkusen të premten.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike