Coronavirusi nuk i kursen as futbollistët në Itali, preket një nga Serie C dhe një nga Serie A

27 Shkurt 2020

Virusi i tmerrshëm Coronavirus është përhapur me të madhe edhe në Itali.

Deri më tani në shtetin italian numri i viktima nga ky virus ka shkuar në 14, ndërsa janë infektuar mbi 528 persona.

E nga ky virus është konfirmuar se futbollisti i parë profesionist që është infektuar është një 22-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet publik dhe që luan në Serie C te skuadra Pianese.

Në ndeshjen Roma – Lecce tifozët kishin vendosur ta ndiqnin këtë takim me maska

Besohet se bëhet fjalë për njërin mes Carlo Manciones ose King Udoh, pasi të dy sulmuesit janë të vetmit që kanë nga 22 vite.

Por së fundmi dyshohet se Coronavirusi ka infektuar edhe një futbollist të Serie A.

Edoardo Goldaniga

Fjala është për mbrojtësin e Genoas, Edoardo Goldaniga i cili ditën e sotme është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

26-vjeçari është me prejardhje nga Codogno ku ka edhe familjen aty dhe është njëra nga pjesët më të prekura nga ky virus.

Mbrojtësit italian nuk i është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit dhe ai është duke u kujdesur nga stafi mjekësor i Genoas. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan