Coronavirusi: UEFA e mendon vazhdimin e Ligës së Kampionëve dhe atë të Evropës në shtator

14 Mars 2020

Autoritetet e futbollit evropian janë mbledhur në një vend dhe janë duke diskutuar që të mbyllin të gjitha aktivitetet deri në muajin shtator.

Liga Premier thuhet se po e mendon seriozisht vazhdimin e sezonit në muajin shtator, derisa ka suspenduar të gjitha takimet deri më 4 prill.

Shtëpia e futbollit evropian duke se do t’i ndjekë hapat e njëjtë dhe do të suspendojë këtë sezon të Ligës së Kampionëve dhe atë të Evropës deri në muajin shtator.

Gjendja nga coronavirusi sa shkon e rëndohet, sidomos në Itali e që autoritetet e futbollit nuk duan të rrezikojnë më shumë.

Lexo po ashtu: Liga Premier rrezikon mos të rikthehet deri në muajin shtator shkaku i coronavirusit

Ideja që ngjarjet sportive të rikthehen në fillim të muajit prill, po cilësohen si qesharake dhe jo serioze, bazuar në ngjarjet e fundit që po kalon bota shkaku i pandemisë.

Sonte mund të ketë një vendin rreth asaj nëse vazhdohet në prill me futboll apo caktohet për në muajin shtator. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan