Cortuois në bisedime për rinovim, por Chelsea nuk është e qetë

Thibaut Courtois ka nisur besimet për rinovimin e kontratës me Chelsea-n. Edhe pse ky lajm duhet që të sjellë qetësi te blutë e Londrës, këtë gjë nuk e ka bërë. Dhe kjo sepse  portieri është shprehur se agjenti i tij do të dëgjojë edhe propozimin e Real Madridit.

“Galaktikët” e kanë bërë belgun objektivin numër 1 të tyre. Kontrata e Courtois përfundon në qershor të 2019-ës dhe është bërë vetëm pak progres në bisedimet për firmën në kontratën e re.

Portieri 25 vjeçar për tri vite ka qenë pjesë e rivalëve të Atletico Madridit por ajo që atij i intereson është të jetë në kryeqytetin spanjoll, vendi ku zemra e tij ka ngelur.

Courtois ka 2 fëmijë në Madrid dhe për të nuk është e lehtë që të jetojë larg tyre. Por ai i vlerëson së tepërmi londinezët se kanë besuar tek ai që nga momenti i parë.

“Deklarata ime se kam zemrën në Madridi u keqinterpretua. Kemi nisur bisedimet për rinovimin. Nuk besoj se presidenti i Realit, Perez do të më marrë në telefon. Nëse e bën, atëherë agjenti im do ta dëgjojë”, u shpreh gardiani belg.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan