Costa, Ramos dhe Figo shijojnë dëborën e parë në Madrid

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
6 Shkurt 2018 10:32

Diego Costa e ka shijuar dëborën e parë në Madrid ditën e djeshme. Sulmuesi i Atletico Madrid ka mbetur i surprizuar nga moti i pasdites së djeshme kur kryeqyteti spanjoll u zbardh i gjithi. Ish-ylli i Chelsea-s më shumë se të gjithë duket që i është gëzuar flokëve të para të dëborës në Madrid pasi në vendlindjen e tij në Brazil, temperaturat e ngrohta nuk ja lejojnë këtë kënaqësi.

29-vjeçari ndau me miqtë dhe fansat në “Instagram” disa foto me qenin e tij në oborrin e shtëpisë të mbuluar nga dëbora.

Përveç tij, edhe kapiteni i Real Madrid, Ramos së bashku me dy djemtë e tij dhe bashkëshorten, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale teksa po shijonte dëborën e Madridit.

Ashtu sikurse edhe ish-ylli portugez i “Los Blancos”, Luis Figo, i cili gjithashtu ka postuar një foto teksa dëbora zbardh oborrin e shtëpisë së tij. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike