COVID-19 mbërthen Vllazninë, konfirmohen katër raste të reja

11 Tetor 2020

COVID-19 kthehet në një shqetësim të madh tek ekipi i Vllaznisë. Pas katër rasteve të para, 3 lojtarë dhe një pjesëtarë i stafit drejtues, katër lojtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv pas testeve të radhës që iu nënshtruan.

Vllaznia

Të kontaktuar nga BalkanWeb, drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar se bëhet fjalë për katër lojtarë të cilët janë vetë izoluar menjëherë. Lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë është se lojtarët e parë, që rezultuan pozitiv po shkojnë drejtë shërimit të plotë pasi kanë dalë negativ në testet e dytë që i janë nënshtruar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com