Covid-19 nuk zbeh interesimin për Kumbullën, të gjithë dëshirojnë mbrojtësin kuqezi

29 Mars 2020

Vetëm një pandemi globale si Covid-19 mund të largonte vëmendjen nga futbolli por dhe në këtë kohë krize gjithëpërfshirëse për futboll vijon të flitet, diskutim i s postuar në tavolina, aty ku klubet po bëjnë llogaritë për të ardhmen. Marash Kumbulla ishte dhe mbetet një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve. Qendërmbrojtësi kuqezi prej kohësh ka përfunduar në majën e listës së dëshirave të klubit ziklatër por Inter nuk është i vetmi klub që kërkon shërbimet e tij.

Kumbulla

Sipas “Corriere dello Sport”, për Kumbullën vijon të jenë në garë edhe klube të tjera në Serie A, si Napoli dhe Lazio. Jo vetëm kaq por interesimi për talentin kuqezi shkon deri në ishullin britanik ku në garë është futur fuqishëm edhe Chelsea. E ardhmja e tij pritet të përcaktohet në fund të këtij sezoni pasi është thuajse e pamundur që Verona ta mbaj më gjatë në skuadër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan