CR7 bën kërkesën e parë, por vlen 120 milionë euro

Cristiano Ronaldo dëshiron që të fitojë Ligën e Kampioneve të katërt radhazi dhe i ka kërkuar klubit të tij të ri, Juventusit një sforco tjetër në merkato, në mënyrë që ekipi të konkurrojë në mënyrë të barabartë me rivalët Real Madrid, Liverpool, Manchester City, PSG dhe Barcelona.

Sipas spanjolles “Don Balon”, ylli portugez ka takuar drejtuesit Marrota dhe Paratici dhe u ka kërkuar atyre që të shpenzojnë dhe të veshin bardhezi yllin serb Sergej Milinkovic-Savic. Duhet thënë se mesfushori pëlqehet së tepërmi edhe nga Real Madridi, si edhe nga Milani. Për CR7, i vetmi repart që “Zonja e Vjetër” duhet që të përforcojë është mesfusha.

Milinkovic-Savic është emri i duhur që i duhet Juves, por ai vlerësohet nga klubi i Lacios 120 milionë euro. Edhe vetë lojtari ka dëshirë që të mos largohet nga Serie A. I ati i tij para disa ditësh tha për mediet, se i biri preferon që të mos largohet nga Italia. Kështu që Juvja një përparësi e ka kundrejt Realit. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan