Crespo tregon se përse Messi dhe Maradona nuk mund të krahasohen

Sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi nuk ka nevojë që të fitojë Kupën e Botës që të mund të konsiderohet si një ndër futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Kështu mendon ish sulmuesi i albiçelestëve, Hernan Crespo, ndërsa ylli i Barçës gjendet në një moment të vështirë psikologjik, pasi humbi penalltinë ndaj Islandës, që vlejti një fitore.

Messi ka fituar 32 tituj me blaugranat dhe 5 “Topa të Artë”, por kurrë nuk e ka ngritur Kupën e Botës.

“Shumë lojtarë konsiderohen si të mëdhenj në mendjen tonë pa e fituar Kupën e Botës. Messi është një lojtar fantastik, më pëlqen shumë ta shikoj teksa luan dhe ai është një djalë shumë i mirë. E meriton ta fitojë Kupën e Botës.

“Nëse ai fiton ai është një lojtar i madh, por ptapë ngelet i tillë nëse nuk e fiton. Sa lojtarë të mëdhenj nuk e fituan atë? Nuk e mbaj mend Johan Cruyff apo Michel Plattini që t’ia dilnin. “, tha Crespo për BBC Sport.

Crespo, golashënuesi më i tretë më i mirë në historinë e i Argjentinës me 35 gola në 64 ndeshje, tha se shanset e “Pleshtit” për sukses me ekipin kombëtar ishin dëmtuar nga faktorë larg fushës.

“Ne nuk e ndihmojmë aq shumë dhe me këtë nënkuptoj trajnerët, presidentët e federatës. Është për të ardhur keq, sepse ai është lojtari më i mirë i botës dhe ne nuk e ndihmojmë atë, ai dëshiron aq shumë Kupën e Botës. Ndoshta e ndien presionin. Te Barcelona është bërë e natyrshme fitorja, por te Argjentina ne kemi qenë kaq të pafat. “Ai është një nga më të mirët në histori. Nëse ju pëlqen futbolli, atëherë ju pëlqen të shihni Messi-n”.

I pyetur për të bërë një krahasim mes Messi-t dhe Maradona-s, Crespo u përgjigj:

“Nuk më pëlqen ta krahasoj Diegoin me Messi-n sepse është e pamundur. Diego nuk ka qenë vetëm futboll, por diçka më e madhe. Për shkak të kësaj nuk mund ta duash Messi-n sa Maradona.

Mandzukic – Sulmuesi i Kroacisë, Mario Mandzukic, nuk i trembet aspak duelit me Argjentinën. Kroacia përballet me albiçelestet të enjten në orën 20:00. Lojtari i Juves injoron yllin e albiçelesteve, kur pyetet për të.

“Unë zbres në fushë duke mos parë kurrë se cili kundërshtar më pret. Përkundrazi, nuk më intereson as nëse mbaj veshur fanellën e klubit tim apo të kombëtares, sepse gjithmonë jam plot me energji.

 

 

Ideja ime është e thjeshtë. Kushdo që kërkon të më frenojë, unë do të bëj të pamundurën që ta shmang, por edhe anasjelltas: kush kërkon të më kalojë mua, unë do të përdor çdo armë për ta ndalur. Kjo vlen për këdo, çfarëdo emri të mbajë në fanellë. Edhe për Mesin? Sigurisht që edhe për Mesin, edhe pse unë e thashë, nuk njoh askënd në fushë…”, tha Mandzukic. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan