Cristiano Ronaldo e tepron, video e tij po tërbon rrjetin...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shtator 2018 23:57
Thjesht CR7!

Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur akoma golin në Serie A, me fanellën e Juventusit, por sërish ai di si të tërheq vëmendjen e mediave. Këtë herë sulmuesi portugez ka befasuar me sjelljen e tij, ndërsa ka imituar pas shpinës gazetarin e Juventus TV, i cili po raportonte live nga senca stërvitore kampionët e Serie A.

Lojtarët e “Zonjës ë Vjetër”, zbritën në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen me Sassuolo-n dhe CR7 mendoi të krijonte pak ‘atmosferë’. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, nisi të bëjë disa veprime tallëse ndaj gazetarit (sigurisht në kuadrin e shakas) dhe më pas u largua. Për më tepër ndiqni videon.

Kalimi i CR7 nga Real Madridi në Juventus ka bërë që Serie A të ketë një vëmendje më të madhe dhe të gjithë flasin për të. Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol në tre ndeshjet e para dhe shpreson ta bëjë këtë në sfidën kundër Sassuolo-s në fundjavë. Objektivi i tij është të fitojë trofeun e Champions League, për të patur sërish mundësi për të triumuar në garën për “Topin e Artë”, me rivalin e tij më të madh Leo Mesisi-n. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike