Crouch: Shaqiri është shumë i talentuar dhe e bën ndryshimin në lojë, por Klopp nuk i beson

19 Tetor 2019

Ish-sulmuesi anglez i Liverpoolit, Peter Crouch ka thënë se ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri mund të jetë “i talentuar nga natyra”, por Jurgen Klopp nuk mund t’i besojë disiplinës së tij.

Crouch luajti përkrah ish-yllit të Bayern Munichut dhe Interit në skuadrën anglez, Stoke dhe e pranon se 28-vjeçari shqiptar ka aftësi për të ndryshuar ndeshjen dhe nuk është habitur që e ka parë të transferuar nga Reds.

Sidoqoftë, pyetje janë bërë lidhur me qëndrimin e Shaqirit gjatë karrierës së tij dhe Crouch thotë se kjo është arsyeja pse ai e gjen veten pak të përfshirë në klubin anglez.

Lexo po ashtu: Shaqiri: Dua të luaj më shumë, Klopp e di çfarë bën

“Epo, unë nuk u çudita që Liverpooli e mori atë sepse ai është një nga futbollistët më të talentuar me të cilët kam luajtur me të”, ka thënë fillimisht Crouch për Independent.

Crouch duke festuar një gol me Shaqirin

“Ai mund të bëjë ndryshimin në ndeshje. E njoh atë nga koha kur luajtëm te Stoke dhe padyshim, ai mund të dukej shkëlqyes, kishte raste kur kishte shumë disiplinë taktike”.

“Nëse ju keni një rol të veçantë për të luajtur që përfshin ndjekjen mbrapa të lojtarit, thjesht të shkosh dhe të bësh gjënë tënde nuk funksionon vërtet. Dhe sigurisht nuk mendoj se do të funksiononte me Klopp”.

Shaqiri dhe Klopp (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Ju shikoni Roberto Firminon, po aq i talentuar teknikisht sa është, po aq i frymëzuar sa ai, ai akoma futet në sistem, ende punon shumë, ende ecën prapa për të fituar topin përsëri në mesfushë”.

Lexo po ashtu: Shaqiri flet për situatën e tij te Liverpooli: Jam pesimist

“Nëse i kërkohet të kthehet më shumë, ai e bën atë. Nëse i kërkohet të luajë lartë, ai e bën atë. Sadio Mane dhe Mo Salah gjithashtu. Sado që të jenë të talentuar teknikisht, ata po bëjnë punën e tyre për ekipin. Është mjaft e qartë se Klopp ka nevojë për atë”.

“Nëse ai nuk mund t’i besojë dikujt 100 për qind, më duket sikur nuk do të të luajë me ty. Kjo nuk do të thotë që Shaqiri nuk është një lojtar i talentuar, sepse ai është. Ai është një nga më të mirët me të cilët kam luajtur”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan