Çudia/ Klubi i njohur gjerman ka përdorur 7 uniforma vetëm këtë sezon

Çudia/ Klubi i njohur gjerman ka përdorur 7 uniforma vetëm këtë sezon

Uniforma e parë e Koln përbëhet nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë, ndërsa uniforma e dytë ka shirita… ehm, të kuq. Për këtë arsye, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën kundër Leipzig, e fituar me rezultatin 2-1, për të parandaluar një përplasje ngjyrash, ekipi vizitor u paraqit me një uniformë të zezë – duke e çuar në 7 numrin e uniformave të përdorur gjatë këtij sezoni.

Klubet tradicionalisht para fillimit të sezonit paraqesin tre lloj uniformash (brenda /jashtë /e treta), por këtë sezon Koln ka thyer çdo rekord të mundshëm. Klubi gjerman kanë përdorur uniforma të veçanta gjatë ndeshjeve të Europa League, një uniformë retro dhe një uniformë të zezë. Në shtator, ata përdorën uniformën e tyre të tretë të sezonit 2016/17 kundër Augsburg, që e çon në shtatë totalin e uniformave të përdorura.

Uniforma e përdorur kundër Leipzig është e vetmja që nuk mund të blihet në faqen zyrtare të klubit, por gjashtë të tjerat mund të blihen në paketë, për çmimin 422 £. Duhet të themi që kompania që prodhon uniformat, Erima kanë qenë shumë të zënë me punë këtë sezon, por klubi që rrezikon të bjerë nga kategoria, ka zgjedhur kompaninë Uhlsportin për sezonin e ardhshëm, që do të thotë se do kemi të bëjmë me uniforma të reja sezonin tjetër. Ah sa bukur! /EDS/