ÇUDIA/ Në stadium nuk plotësoheshin kushtet, lojtarët e Bajernit u zhveshën në një shkollë filloreje

19 Tetor 2020

Për arsye të pandemisë, skuadra e Bajernit nuk përdori si zakonisht dhomën e zhveshjes në stadiumin e Bilefeldit, por një dhomë të sajuar në një shkollë filloreje që ndodhej aty pranë.

Kjo, pasi në stadium, ajo (dhoma) nuk i plotësonte kushtet sipas protokollit të hartuar nga Ministria e Higjienës për ndeshjet e Bundesligës.

Gjithsesi, skuadra vendëse kishte organizuar në mënyrë perfekte kalimin nga stadium për te shkolla që qëndronte skuadra e Bajernit. Madje, pas ndeshjes, ishte vetë trajneri Hansi Flik ai që lavdëroi organizatorët për punën e bërë. “Nuk e shkelëm tokën fare, – tha Flik. – Ecëm mbi një tapet, gjithçka ishte perfekte”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan