Çudisin trajnerët e supersfidës, ka ndryshime të mëdha në formacione

Kryesfida e javës së 30-të është ajo ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut. Takimi do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, prej orës 19:00. Kjo sfidë do të jetë mjaft e rëndësishme për fatin e Partizanit, pasi të kuqtë do të luajnë për pjesëmarrjen në Europa League, ndërsa Skënderbeu për prestigj. Ekipet kanë ndryshuar në këtë ndeshje, pasi tekniku Klevis Dalipi ka bërë disa ndryshime në formacion, ndërsa Daja ka qenë i detyruar për shkak të mungesave të shumta.

Dalipi ka preferuar që të aktivizojë si mbrojtës të majtë, Lorenc Trashin. Ky i fundit do të marrë vendin e Blerim Kotobellit. Telushi ka fituar vendin e tij në mesfushë duke lënë në stol Malan, ndërsa Abdurrahimi është preferuar para sulmuesit Edgar Çani. Ky i fundit do të ketë përkrah Lucas Cardoson dhe Prognin. Bardhi u mbajt në stol për këtë sfidë nga tekniku Dalipi. 

Në krahun tjetër, trajneri Ilir Daja ndryshoi formacionin para takimit me Partizanin. Dëmtimet e James, Sowes, Shehit dhe Ditës kanë bërë që ta nisë nga minuta e parë portieri Teqja, Nimaga, Muzaka dhe si sulmues i parë Vila. Ish-lojtari i Partizanit ka detyrën e vështirë të shënojë gola. Emiliano Vila do të ketë një sfidë mjaft interesante, pasi do të luajë kundër ish-ekipit të tij. Në krahun e “demave”, sot pritet të jetë në stadium dhe tekniku i ri, Mario Tokic. Ai mund të zëvendësojë që tani trajnerin Dalipi. /EDS 

Kategoria Superiore, java e 30-të
Partizani – Skënderbeu
E hënë, 23 prill 2018, ora 19:00, stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica Gojkovic Trashi, Asani Batha, Telushi, Cardoso, Progni, Abdurrahimi. Tr. Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Lilaj, Osmani, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Vila. Tr. Ilir Daja.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Ilir Tartari, Ridiger Çokaj  
Pas porte: Fatmir Lamaj, Olsi Sokoli     
Gjyqtar i katërt: Laver Alla       
Delegat: Lysien Nurishmi

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan