Cungu i kënaqur: E merituam këtë fitore

Kukësit i mjaftoi vetëm një gol për të mundur Kamzën dhe trajneri Armando Cungu mendon se verilindorët e merituan këtë fitore. Ai analizoi takimin ndërsa nuk harroi të vlerësonte rivalët.

“Unë jam i kënaqur për pikët dhe në përgjithësi për lojën. E merituam fitoren. Si në pjesën e parë edhe për 25 minuta në pjesën e dytë dominuam. Nga minuta e 70-të, pasi Shafik nuk ka gjendjen më të mirë fizike. Edhe unë isha në dilemë për ta ndërruar, pasi do na binte mbajtja e topit, pasi në ato momente duhet qarkulluar topi. Edhe ndërrimi i tij ndikoi, pasi Kamza na vuri në vështirësi, me forcat e shumta sulmuese. Në këto kushte, është instiktive tërheqja e ekipit për të mbrojtur rezultatin.

Rexhinaldo e bëri mirë detyrën e tij, meriton komplimenta për shpirtin e garës. Patëm raste për të shënuar në pjesën e parë, edhe në të dytën, nuk na falet që t’i humbim gjithë ato raste. Na mungon finalizimi. Patëm disa situata sot, por mesfushorët e sulmuesit nuk shënuan. Duhej një mbrojtës si Shameti të vinte e të zgjidhte situatën.”, deklaroi Cungu pas takimit për “Supersport”.

Ndërsa trajneri i Kamzës, Klodian Duro shprehu keqardhjen për humbjen, pasi ai pa në fushë dy ekipe të barabarta.

“Ishte një ndeshje shumë e luftuar, një ndeshje mes 2 ekipesh të barabarta si në nivel ashtu edhe në mënyrën e lojës. Zhvilluam një lojë relativisht të mirë. Në momentet e pësimit të golit duhet të luanim 11 me 11 dhe jo 11 me 10. Ekipet e kishin vlerësuar takimin drejt. Kukësi kërkoi të fitonte ndeshjen dhe e fitoi me meritë. U treguan më të vendosur dhe këmbëngulës.”, tha Duro për Supersport.

Ndërkohë që lojtari i takimit Ylli Shameti më shumë i gëzohet 3 pikëve se sa golit.

“E rëndësishme është që fituam, dhe kemi vazhdimësi në rezultate. Goli më kënaq personalisht, por kur vjen me 3 pikë, akoma më mirë. Jemi mirë, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjitha skuadrat janë të vështira për t’u mundur. Skënderbeu? Nuk është vetëm Skënderbeu, të gjitha skuadrat janë të forta. Ka shumë rivalitet. Ndeshjen e radhës e kemi me Gjirokastrën. Më pas, edhe Skënderbeun do e vlerësojmë si çdo ekip tjetër”, tha kapiteni i verilindorëve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan