Cungu: Jemi të shqetësuar, Kukësi ëshë kthyer në një ekip ‘dolce’

Cungu: Jemi të shqetësuar, Kukësi ëshë kthyer në një ekip ‘dolce’

Trajneri Armando Cungu pranoi se Kukësi i tij bëri disa gabime në Korçë që i kushtuan shumë në humbjen me Skënderbeun. Shkodrani deklaroi në “Super Sport”, se mungesat e kanë dëmtuar ekipin të shfaqë më të mirën.

Ndeshje me dy fytyra, Cfare ndryshoi ne pjesën e dytë?

Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, duke menduar dhe fitoren. Duke parë dhe momentin e mirë të skuadrës e kërkonim dhe fitoren. E nisëm mirë lojën, po qarkullonim topin, por një pakujdesi, një korne nga krahu jonë, Korça arriti të na rrezikojë më Muzakën. Dhe aty pashë që diçka nuk funksiononte. Kukësi është një ekip i ri, me lojtarë të cilët luanin për herë të parë në një derbi të tillë. Pjesa e dytë ishte shumë më mirë se kundërshtari. Krijuam situata. Patëm mundësi për barazim. Nuk ia arritëm. Na ndëshkuan në pjesën e parë gabimet.

Për penalltinë?

Është evidente. Ishte penallti.

Gabuat në pozicionim në momentin e golit?

Vendosja nuk ishte shumë e keqe. Duhet të jem më i qetë që të shikoj pamjet filmike. Kemi ndenjur shumë afër në mbrojtje. Edhe Cyrbja bëri një sforco për ti dalë para Gripshit. Edhe pse kam ulëritur nuk kam arritur të ndryshoj diçka në atë moment.

A mendon se keni në skuadër cilësi për të konkurruar deri në fund për titull?

Nuk jam un që vendos objektivat, por është klubi. Kukësi është një ekip i mirë dhe ka qenë prezent në Europë vitet e fundit. Gjithmonë kërkojmë maksimumin. Nuk është e lehtë të dalësh kampion në Shqipëri. Megjithatë edhe Kukësi nuk ndryshon shumë. Kemi lojtarë të ardhur në skuadër.

Si do e konkurroni Skënderbeun, kur nuk e ndalni dot edhe në këtë moment?

E para është vetëm një ndeshje. Nuk themi që mbaroi kampionati këtu. Nuk është shpallur Korca kampion. Jemi penalizuar jo pak nga Musolli, dhe nga Rumbullaku që ka patur një dëmtim jo të lehtë. Janë pika shumë të nevojshme të ekipit. Natyrshëm që ekuilibrat prishen, sikurse dhe në mesin e fushës, ku kam bërë lëvizje të detyruara.

A ka Kukësi një Musoll tjetër në organikën e saj?

Në fakt, jemi të vetëdijshëm që Musolli na ka prishur shumë punë në mesfushë, jo vetëm në ekuilibër por edhe në agresivitet. Natyrshëm që po mundohemi të bëjmë zëvendësimin e tij. Lojtarët kanë diferenca. Presim dhe rendimentin e një lojtari tjetër i cili nuk është në gjendjen e tij siç është rasti i Shafik. Në momentin që ai do të marrë ritmin shpresojmë që të kemi më shumë sukses. Jam i bindur që ekipi do të jetë edhe më kompetitiv. Italianët thonë një fjalë “dolce”, kështu që duhet të jemi pak më shumë agresiv. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.