Cungu: Valletta dominoi, ne kishim presion

Trajneri i Kukësit Armando Cungu pranoi se rikthimi në skuadrën që kishte lënë para pesë vitesh ishte një emocion i këndshëm për të, por ndeshja e tij e parë zyrtare rrezikoi të mos mbyllej bukur. “Normalisht që ka emocionet e veta. Për vetë historinë që kemi kaluar te Kukësi që ka qenë gjithmonë një simpati e veçantë për mua, pas Vllaznisë, natyrshëm, që ma ka dhënë Kukësi këtë fat”, u shpreh tekniku shkodran.

Skuadra shqiptare ishte vetëm pak minuta nga eliminimi në raundin e parë të Champions League, por në fund arriti të kalonte më tej kundër maltezëve të Valletta-s. Dhe Cungu e ka kuptuar shpejt problemin e të tijëve. “Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë për ne, sepse kërkohej nga ne me çdo kusht kalimi i turit edhe pse nuk ishim shumë të favorizuar nga ndeshja e parë”, tha ai në përfundim të takimit.

“Por për mendimin tim mund të kemi pasur më shumë presion psikologjik për faktin që Kukësi duhet të kalonte më tej. Nuk e mendonte askush që Kukësi mund të mos kalonte Valletta-n, por në fakt nuk ishte ashtu. Valletta për mendimin tim ishte një ekip shumë i mirë. E kam parë ndeshjen e parë me shumë vëmendje edhe sot pothuajse dominoi lojën”, shtoi ai.

Tani skuadra duhet të përgatitet për fazën e ardhshme, pasi do të mësojë të mërkurën kundërshtarin që do të dalë nga sfida mes Qarabag të Ansi Agollit dhe sllovenëve të Olimpija Ljubljana. Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri më 24 korrik, ndërsa e kthimit më 31 korrik./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan