Çyrbja: Teutën e pret një sfidë e madhe...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Janar 2018 19:29

Teuta vazhdon me përgatitjet në Antalia të Turqisë, nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica dhe zv.trajnerit Ilir Biturku. Atmosfera në ekip është pozitive, megjithëse lojtarët pranojnë, se stafi teknik po “ua merr shpirtin” në stërvitje.

Gjatë ditës së sotme bregdetarët kanë zhvilluar dy seanca stërvitore, teksa me grupin janë stërvitur normalisht edhe afrimet e janarit. Edhe e premtja do të jetë shumë e ngjeshur për bregdetarët, pasi paradite do të punojnë individualisht në palestër, ndërsa pasdite do të zbresin në fushë.

Lojtari i krahut Arbër Çyrbja, një nga më të mirët e bregdetarëve në fazën e parë, shprehet për EDS se kushtet në Belek janë të shkëlqyera, teksa skuadra po përgatitet intensivisht për t’u ngjitur sa më parë në klasifikim.

Këtu ndihesh vërtetë futbollist profesionit, çdo gjë është e shkëlqyer. Po punojmë jashtëzakonisht shumë, në mënyrë që të jemi gati për fillimin e kampionatit, pasi na pret një detyrë e vështirë përpara”, tha shijakasi.

I pyetur se ku ndryshon Nica nga Magani, Çyrbja u shpreh: “Magani kishte një mënyrë tjetër, sesi përgatitej për ndeshjen dhe Nica sigurisht, që ka mënyrën e tij. Është ende herët për të bërë dallimet, por them, se kemi për të arritur shumë lart, pasi stafi i ri ka shumë energji dhe dëshirë për të bërë mirë”.

“Merkato? Mendoj se janë afruar lojtarë cilësorë, por besoj se duhen edhe 2-3 afrime të tjera cilësore gjithashtu, në mënyrë që të jemi të kompletuar. Kjo fazë na shërben shumë për ta njohur më mirë lojën e njëri-tjetrit dhe besoj, se do të kthehemi shumë më të fortë në pjesën e dytë të Superiores”, shtoi durrsaku. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike