Daja: Ato të Partizanit nuk ishin penallti, fitorja ndaj kampionëve të jep tjetër moral

21 Janar 2020

Ilir Daja është i kënaqur. Skënderbeu fitoi një ndeshje të vështirë që prodhoi shumë polemika. Trajneri kryeqytetas i korçarëve mendon se kartoni i kuq i Brojës prishi ekulibrat në fushë dhe më pas Skënderbeu e pati më të lehtë të shkonte te fitorja.

“E deklarova para ndeshjes që duhet të djersimë shumë për të fituar, kishim përballë kampionët. Është evidente që ekipeve pretendente i kemi marrë po aq pikë sa na kanë marrë. Në ndeshjet e tjera duhet të jemi më të motivuar. Mund ta kishim mbyllur më përpara ndeshjen. Fitorja ndaj kampionëve ka një tjetër moral. Deri te kartoni i kuq loja ishte e barabartë, kishim raste të barabarta. Dalja e një lojtari ndikon në futbollin shqiptar. Në pjesën e dytë duhet ta kishim shfrytëzuar akoma më mirë superioritetin numerik. Gjërat mbyllen kur merr 3 pikët.

Penalltitë
Pollozhani ka humbur ekuilibrin nga shtyrja e sulmuesit të Partizanit. Mbrojtësat e bëjnë këtë veprim, nuk kanë kohë të mendojnë gjatë. Unë mendoj që është faull në favorin tonë. Ka shtyrje të Solomon. Ky është mendimi im. Nëse shikohet moviola ka 1 rast në favor të Skënderbeut dhe 15 kundër Skënderbeut, 1 me 15 janë gabime njerëzore, apo nuk e di çfarë mund të jenë. Ky është një fakt që nuk e kundërshton njeri. Nuk jam dakord me protestën e Ditës. Kur gjërat akumulohen në vazhdimësi, edhe ne punojmë që të marrim atë që na takon. Pavarësisht se është një sjellje jo e duhur e kapitenit, nuk është se e kishte vetëm nga ndeshja e sotme.

Ndërrimet
Në stol të gjithë ishin të rinj, me pak minutazh. Lojën e kishim në avantazh dhe nuk po na rrezikonte kundërshtari, nuk doja dhe unë të rrezikoja dhe doja t’iu merrja maksimumin lojtarëve në fushë.

Pikët
Është një problem që e kemi diskutuar edhe me grupin. Deri te vendin i 6-të kemi 50 % të pikëve të mara. Kemi pasur probleme me Vllazninë. Mund t’i shikoni.

Festa
Kur kam hyrë te dhomat e zhveshjes kam ulur euforinë, ju kam thënë gëzoni, por për 3 ditë keni ndeshjen e radhës me Flamurtarin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan