Daja: Europa na do kaq shumë, saqë nuk na jep një vizë…

Skënderbeu u mposht vetëm në minutat e fundit të shtesës nga Young Boys, duke u larguar me humbje nga Europa League. Trajneri Ilir Daja, u shfaq i pakënaqur me interpretimin që arbitri i bëri ndeshjes, duke pretenduar për një penalltië të padhënë.

“Europa na do kaq shumë, saqë problemi fillon që tek mosdhënia e vizave. Sot nuk kishim asnjë sulmues. Soue i dëmtuar dhe Xhejms nuk mori vizë, nuk kishim asnjë sulmues. Në minutën e 74-t patëm një rast për penallti, por arbitri na kërcënon se do hapë raport pas ndeshjes. Normale që na vjen keq kur gjërat shkojnë kështu, pasi e kemi filluar punën që nga fillimi i qershorit. Do dëshironim ta mbyllnim në vendin e tretë. Por nuk kemi çfarë bëjmë, me këtë pashaportën tonë, edhe oficerët e UEFA janë shumë dashamirës”, tha Daja për “RTSH”.

 

Faji i nervozizmit të skuadrës, apo ia lini arbitrit?

“Nuk ishte nervozizëm i lojtarëve apo stafit, por nervozizëm nga ana e arbitrit. I thashë që çdo njeri ka hapësirën e vet, dhe nuk mund të më vijë mua 5cm larg, të më flasë.”

Jeni i kënaqur me sulmuesit tuaj?

“Jam i kënaqur, pasi Gavazaj është ritkhyer në rolin e sulmuesit anësor, një forcë e rëndësishme për ne. Soue përveçse ka shënuar, ka shërbyer edhe të tjerët për të shënuar, dhe është një pikë e fortë për të hapur zonat. Xhejmsi pavarësisht se nuk është në pozicionin natyral, i bën mirë sulmit tonë, edhe kur jemi duke mbrojtur.”

Futët Osmanit për goditjet standarte?

“Kundërshtari po luante me topa të gjatë. Osmani u fut në fushë me detyrën që Osmani të mbyllte hapësirat në qendrën e mbrojtjes, pasi është shtatlartë. Gjithashtu i jep qetësi ekipit kur është në sulm.”

Pse kaq pak minuta për Takun?

“Përveçse ishim të kushtëzuar nga mungesat, në fund të fundit pas 2 ditësh shkojmë në Laç, dhe nuk mund të përdorim të gjithë kontingjentin, për një ndeshje që nuk kishte kaq shumë rëndësi. Tashmë objektivi ynë është fitimi i kampionatit.”

Jeni i kënaqur nga Demte?

“Kur një lojtar e lëviz nga pozicioni natyral, edhe kur bën gabime është i justifikuar. Nuk mund t’i kërkoj më shumë, por në fund nuk është pozicioni i tij. Harxhoi shumë energji pasi lëvizi shumë në sulm, për të kompensuar mungesat që kishim.”

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan