REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Daja: Ka ardhur momenti t’u jap një shans të rinjve

6 Dhjetor 2017 23:38

I detyruar nga mungesat e rëndësishme, por edhe për shkak se llogaritë e kualifikimit janë mbyllur, Ilir Daja, e pranon se kundër Young Boys do t’u jap më tepër mundësi të rinjve për të treguar vlerat e tyre. Megjithatë trajneri kryeqytetas theksoi se skuadra është e motivuar për të dhënë maksimumin.

“Edhe pse nuk ka shanse kualifikimi vijmë në këtë ndeshje 100 % të motivuar. Duhet ta mbyllim sezonin evropian pozitivisht, ashtu siç edhe e kemi filluar. Skënderbeu ka luajtut si i barabartë me të gjithë. Duke parë pozicionet e ekipeve nuk kemi pretendime për shkak se çështja e kualifikimit është zgjidhur tashmë. E rëndësishme për ne është të vijojmë me rezultatet pozitive, por dëshirojmë të promovojmë dhe disa lojtarë të rinj”, tha ai në konferencën për shtyp.

Më tej Daja tregoi edhe pengun e tij, teksa vlerësoi bashkëpunimin me kupolën drejtuese.

“Ndeshjen në Beograd nuk meritonim ta humbisnim, por edhe në ndeshjet e luajtura në Shqipëri mund të merrnim më shumë, por u kondicionuam nga dëmtimet. Nuk kam çfarë ju kërkoj më shumë lojtarëve, kemi arritur diçka të madhe deri këtu. Çelsi i suksesit është padiskutim bashkëpunimi duke nisur nga presidenti, tek lojtarët dhe stafi administrativ i klubit. Elementi më i fortë është shpirti i skuadrës. Kemi mentalitet fitues”.

Mesfushori Sabien Lilaj, që po kalon një moment të shkëlqyer me bardhekuqtë e vlerëson këtë takim maksimalisht për disa arsye.

“Jemi shumë të kënaqur me rendimentin e treguar dhe arritjet në Evropë. Jemi të motivuar, pasi luajmë për të rritur koenfiçentin dhe për premion. Nuk është vetëm Lilaj i rëndësishëm, tek Skënderbeu të gjithë janë të tillë, unë mundohem të jap më të mirën. Ndjehemi të lodhur sigurisht, por e kemi menaxhuar në menyrën më të mirë të mundshme”, tha korçari.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e United të mahnitur që Arsenali ka rënë dakort

Gjithçka “OK” për shkëmbimin Sanchez-Mkhitaryan

21 Janar 2018 00:11

Më në fund “pazëlli” është plotësuar, shkëmbimi Sanchez-Mkhitaryan tashmë është bërë realitet. Kiliani bashkohet me Manchester United, ndërsa armeni me Arsenalin.

MKKHITARYAN - Henrikh ka pranuar transferimin nga Manchester United tek Arsenali, duke realizuar shkëmbimin. Mesfushori 28-vjeçar do të kryejë vizitat mjekësore të dielën dhe më pas do të nënshkruajë kontratën e re për të zyrtarizuar transferimin e tij të hënën. Kohëzgjatja e marrëveshjes me "Topçinjtë" dhe paga e tij ende nuk dihen.

SANCHEZ - Ardhja e Mkhitaryan-it ishte kushti i vendosur nga Arsenali për t'i dhënë dritën jeshile kalimit të Alexis Sanchez-it tek “Djajtë e Kuq”. Sulmuesi, që në fund të qershorit i përfundonte kontrata me “Topçinjtë”, dukej i destinuar për t’u bashkuar me Manchester City-n, por përfshirja e Mourinho-s bëri që ai të përfundojë në “Old Trafford”. Si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan nuk ishin pjesë e ekipeve të tyre përkatëse në ndeshjet që skuadrat zhvilluan të shtunën. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy sportistët e mbyllën vitin 2017 me medalje në arenën ndërkombëtare

Smajlaj dhe Qerimaj, nderohen me çmimin "Krenaria e Shkodrës"

20 Janar 2018 23:49

Atleti Izmir Smajlaj dhe peshëngritësi Erkand Qerimaj janë nderuar mbrëmjen e sotme me titullin e lartë “Krenaria e Shkodrës” në aktivitetin e zhvilluar në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet janë vlerësuar më të mirët e fushave të ndryshme, pas një votimi që është bërë prej më tepër se një muaji. Në 2017 Smajlaj u shpall kampionin i Evropës në atletikë, ndërsa Qerimaj nënkampion i Evropës në peshëngritje.

Peshëngritësi u shfaq i lumtur për këtë vlerësim që i bëhet nga qyteti i tij, teksa theksoi, se në vitin 2018 do të punojë edhe më fort për të nderuar Shkodrën dhe Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. “Sonte mora çmimin “Krenaria e Shkodrës” për rezultate me medalje në vitin 2017. Shpresoj, që edhe në 2018 të ngrejë flamurin lart në Evropianin që zhvillohet ne Tiranë në mars”, shkruan Qerimaj në “Facebook”. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për të

Mourinho dhe Wenger i shpallin “luftë” Paris SG për portugezin

20 Janar 2018 23:19

Arsene Wenger dhe Jose Mourinho janë hedhur në sulm për të nënshkruar me objektivin e Paris SG, Danilo Pereira shkruan “le10sport.com”. Antero Henrique do të duhet të luftojë shumë, nëse dëshiron të marrë yllin e Porto-s. Prioritet për verën e ardhshme është N'Golo Kanté, por në rast se ky operacion nuk realizohet PSG ka gati planin B. Në këtë mënyrë, klubi i kryeqytetit do të provojë për Fabinho dhe Danilo Pereira, dy lojtarë që ngjallën kuriozitetin e Antero Henrique verën e kaluar.

Sipas “The Sun”, Antero Henrique duhet të tregohet i shpejtë, pasi nuk është i vetmi që interesohet për Pereira. Drejtori sportiv i Paris SG do të sfidohet nga dy gjigandët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal. Mësohet se José Mourinho dhe Arsène Wenger do të futen në “valle” për mesfushorin portugez dhe e kanë ndjekur lojtarin këtë të premte në ndeshjen mes Porto dhe Tondela. Një gjë është e sigurtë: Që mesfushori do të largohet nga Porto, por destinacioni është ende enigmë... /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Fjalët e mira nuk mungojnë për Sarri-n

Capello: Rafinha? Inter nuk ka shumë kohë për të

20 Janar 2018 23:16

Fabio Capello po vazhdon karrierën e tij si trajner te skuadra kineze e Jiangsu Suning. Por ai e ndjek me vëmendje edhe kampionatin italian. Capello flet për prurjen më të fundit tek Interi, Rafinha, si edhe takimin Atalanta-Napoli.

“Rafinha është një futbollist që ka cilësi, por vjen pas një dëmtimi. Le t’i japim kohë, por Interi nuk ka shumë. Në atë pozicion, mund t’i japë shumë zikaltërve. Mendoj se i duhen tri takime të vërteta. Futbolli italian, krahasuar me atë spanjoll është shumë ndryshe. Por nëse është blerë, ka garanci për të”, tha italiani.

Në lidhje me sfidën midis Atalanta-s dhe Napolit, ai u shpreh: “

Sarri është një trajner inteligjent, bëri një mrekulli vitin e shkuar. E kuptoi që duhej të rrezikonte, ndërtoi një ekip të mirë, të aftë me presionin që bën. Për Napolin mund të jetë një sfidë me rëndësi”, përfundoi Capello.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment